http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar seancën plenare për te sqaruar çështjen me te debatuar te ditëve te fundit, vendosjen e tarifës per kalimin ne rrugën e Kombit. Sipas Rames, nisma per vendosjen e kësaj tarife daton nga qeveria Berisha ne vitin 2010 dhe është nje model qe e ndjekin te gjitha vendet. Por lideri i opozitës Lulzim Basha zgjodhi nje tjetër linje debati duke theksuar se shqiptaret paguajnë per mirëmbajtjen e rrugës nëpërmjet taksës se qarkullimit, te cilën qeveria Rama e ka rritur dy here.Sipas kryeministrit, kjo rruge kërkon edhe 200 milionë euro qe te përfundoje e vetme tarifa e mirëmbajtjes ne periudhën e dimrit, shkon ne 5.3 milionë euro duke argumentuar kështu tarifën e vendosur nga konsecionari.

Ndërsa Basha ka theksuar se opozita mbështet idenë e vendosjes se tarifës vetëm ne rast se krijohen kushtet per këtë.

Rama e Basha kane replikuar edhe per banoret qe jetojnë pranë rrugës.

Replikat mes dy politikaneve kane përfshire edhe çështjen e ndërtimit te rrugës, si dhe çështjen e financimit te Partisë Demokratike.