Surprise Me!

Çfarë ka pas historisë me spiunë ShBA (NATO) - Rusi?

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj: Çështja Skripal, emri i ish-agjentit rus i cili është agjent zyrtar i Rusisë, i perëndimit të cilit iu bë një atentat me lëndë kimike në Britaninë e Madhe dhe vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes në median ndërkombëtare, pasi çdo ditë ka zhvillime për këtë çështje. Por një këndvështrim interesant në këtë çështje do të ishte ai se çfarë ka në të vërtetë pas kësaj historie me spiunë, kësaj përplasje midis ShBA-së. Kur themi ShBA-së, brenda është dhe NATO-ja dhe praktikisht edhe perëndimi dhe nga ana tjetër Rusisë. Ajo që bie në sy është që, pavarësisht se Rusia e mbron atentatin, është një ndihmë logjike e veprimeve të Putinit për ti treguar perëndimit vendosmërinë e tij. Por ka një gjë tjetër, a ishte vërtetë kaq i rëndësishëm Skripal për Putinin sepse Skripalin, Rusia e kishte në dorë. Ishte një agjent që u shkëmbye. Pra, Sergei Skripal ishte nga ata agjentë që u shkëmbye me agjentë rusë të hedhur në perëndim, të kapur nga perëndimi nga ShBA dhe që u shkëmbyen në kohën e Luftës së Ftohtë.

Ishte i nivelit të lartë, një oficer i shërbimeve ushtarake që sot kanë vendin e parë në botë sa i përket veprimtarisë së inteligjencës ruse atje, por fakti që ky njeri ishte i shkëmbyeshëm tregon se nuk kishte cfarë dëmi tjetër ti bënte Rusisë me rrëfimet e tij. Por u tentua të eliminohet dhe mesa duket u arrit kjo gjë, pavarësisht se zt. Skripal është në agoninë e tij, në fundin e jetës. Vajza e tij ka lajme që është dicka e përmirësuar nga gjendja shëndetësore, por me rezerva. Ti kthehemi temës, Putini duke goditur Skripalin e sfidoi Perëndimin dhe vecanërisht ShBA-në në një pikë shumë të ndjeshme në aftësinë për të mbrojtur agjentët e shkëmbyer. Putini tha, unë dhe ti marr ata me shkëmbim ata që më dhe, dhe ta vras këtë që të dhashë. Kjo është karakteristike në stilin arrogant të Putinit, po ta shikosh që e bën lojën në atë mënyrë që i fitoj unë sido që të ndodhë. Ti më jep atë që shkëmbyem, ramë dakort, unë ta jap por ti nuk e ke sepse unë ta vras. Kjo do të bënte që të shkurajoheshin shumë. Këtu kemi një pamje të Pallatit Presidencial Rus dhe të Shtëpisë së Bardhë. Kjo do të bënte që të shkurajoheshin shumë nga ata që nesër do të donin të shkonin në perëndim nga oficerët e inteligjencës ruse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cfare-ka-pas-historise-me-spiune-shba-nato-rusi

Buy Now on CodeCanyon