Surprise Me!

Bushati ekskluzive në Ora News: Marrëveshje të drejtë me Greqinë, Tsipras vjen në verë

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive për Ora News, ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimin e sotëm tri orësh mes tij dhe kryediplomatit greke, Nikos Kotzias. Bushati paralajmëron se është çështje ditësh, diskutimi me palën greke për delimitimin e hapësirës detare, duke nënvizuar se parimi i baraslargësisë nuk është ndihmues për relievin gjeografik Shqipëri-Greqi.

Kryediplomati shqiptar thekson se dy vendet do të kenë një kalendar për dokumentin e ri strategjik dhe se viti 2018 hap një fazë të re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Ai nënvizon se brenda ditësh, pala greke do të njohën lejet e drejtimit të automjeteve.

Sa i përket çështjes çame, Bushati thotë se palët kanë qëndrime të ndryshme,

Për sa i përket vizitës së kryeministrit greke, Aleksis Tsipras, Bushati paralajmëron ardhjen e tij gjatë verës, ndërsa shton se vonesa për negociatat ishte arsyeja e shtyrjes së vizitës.

I pyetur nëse kishte arsye konkrete për dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Shqipëria, Bushati thotë se ata e kishin tejkaluar statusin e tyre diplomatik dhe se ky dëbim është bërë në bashkëpunim me NATO-n dhe BE-në. Ai thotë se Moska paragjykuese ndaj rolit të Shqipërisë në Ballkan

Duke folur për hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian, Bushati thotë se Shqipëria është optimiste se mund të marrë një vendim pozitiv më 17 prill. Ai thotë se tre vende të BE-së, Gjermania, Franca dhe Holanda duan rezultate.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-interviste-ekskluzive-ora-news-ne-oren-2000

Buy Now on CodeCanyon