Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Qarkut të Kukësit do ta shprehin me protestë kundërshtimin për tarifën për të qarkulluar në Rrugën e Kombit, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.

Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të bëhen bashkë në vendin ku paguhet tarifa e rrugës.

Protesta pritet të nisë në orën 11:00. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës.

Qytetar: "Taksa ndikon direkt në familjet tona, në jetën tonë të përditshme."

Si një ndër qarqet më të varfëra në rang vendi, Banorët e Kukësit, thonë se tarifa prej 5 euro për të kaluar tunelin e Thirrës është shumë e shtrejtë.

Qytetar: "Penalizuar është vetëm Kukësi, askush tjetër."

Në Bashkinë e Kukësit, rreth 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike, deri në 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.

Qytetarët thonë se kjo tarifë do ta përkeqësonte gjendjen e tyre, ndërsa tregtarët paralajmërojnë rritje çmimesh.

Tregtar: "Do të sjellë rritje çmimesh dhe varfëri të madhe."

Ashtu si pak ditë më parë, protestës pritet ti bashkohen edhe drejtues kamionësh dhe qytetarë nga Kosova të cilët që në fillim kanë shprehur kundërshtimin me pagesën për rrugën e Kombit.

Për efekte negative, flasin edhe kryetarët e Bashkive të Prizrenit dhe Kukësit, teksa kërkojnë një zgjidhje lehtësuese mes qeverive të dy vendeve
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/taksa-rrugen-e-kombit-neser-protesta-tek-trau-i-tunelit-te-thirres