Tri makina janë përfshirë në një aksident afër zonës së ?City Park? në autostradën Tiranë-Durrës, mesditën e së Premtes.<br />Sipas Policisë së Tiranës, fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. <br />Në një video të siguruar nga tvklan.al shihet se njëra prej makinave të përfshira në aksident ka përfunduar në kanalin anësor. <br />Në video duken disa persona që pasi kishin dalë nga makina e rënë në kanal po i jepnin ndihmën e parë të afërmit adoleshent, të tronditur nga aksidenti./tvklan.al
