Surprise Me!

Ora News - KPK për Ora News: Prioritet KED, "Llalla" në Prokurori

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisur nga ngërçi që ndodhet tashmë Gjykata Kushtetuese pas shkarkimit të anëtarit Fatos Lulo, Ora News iu drejtua Zyrtarisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nëse po ndiqet procedure e përshpejtuar për kontrollin e anëtarëve të Këshillit të Emerimeve në Drejtësi.

Në përgjigjen zyrtare KPK njofton se po punon me prioritet mbi të gjitha dosjet që janë shortuar sipas ligjit përfshi dhe kandidatët për në KED, por ecuria e punës varet nga kompleksiteti i dosjeve.

"Ju garantojmë se Komisioni po punon me prioritet mbi dosjet e secilit, përfshirë këtu edhe subjektet që janë kandidatë për në KED, për të cilët ju jeni të interesuar.

Ecuria punës së një dosjeje varet nga kompleksiteti i saj. Lidhur me këtë, KPK ju siguron se është e interesuar të kryejë të gjitha procedurat e rivlerësimit për çdo subjekt me efikasitet dhe saktësi të plotë".

Ndërsa e pyetur në lidhje me materialin e kontrollit ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, KPK ka sqaruar se dosja deri në ndërperjen e vettingut i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit pas kërkesës së saj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në zbatim rigoroz të Kushtetutës dhe ligjit, i ka vënë në dispozicion këtij organi më datë 15 mars 2018 dosjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla" thuhet në reagimin e KPK-se."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kpk-ora-news-prioritet-ked-llalla-ne-prokurori

Buy Now on CodeCanyon