http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Dhjetëra qytetare te ardhur nga te dyja anët e kufirit, Shqipëria e Kosova, janë përplasur sot me policinë ne Rrugën e Kombit. Ata kane dale ne proteste për te kundërshtuar tarifat qe janë vendosur për kalimin e mjeteve.

Qytetaret kane tentuar te shembin sportelet qe janë vendosur ne rruge, qe do te vjelin edhe taksen. Por kjo lëvizje e tyre është ndaluar nga policia. Nuk kane munguar as momentet e tensionit, pasi protestuesit janë përplasur me policinë. Disa qytetare kane hedhur edhe gurë ndaj unifromave blu.

Protesta u paralajmërua nga Këshilli Bashkiak i Kukësit, i cili është mbështetur nga shoqëria civile.

Kane kaluar 6 dite qe nga dita kur kompania koncesionare ka nisur testimin e aparaturave, dhe gjate këtyre ditëve, shofereve qe kane kaluar u është dhënë një fature me zero leke. Kjo normalisht nuk do te zgjasë shume pasi shume shpejt nis aplikimi i taksës.