Surprise Me!

Protesta te Rruga e Kombit, thyhet rrethimi i policisë, shkatërrohen dhe i vihet zjarri sporteleve

2018-05-12 0 Dailymotion

Dhunë, përplasje, tym dhe flakë. Qytetarë nga veriu i Shqipërisë, kryesisht Kukësi, Tropoja dhe Hasi, por edhe shqiptarë nga Kosova janë përplasur me policinë e shtetit në Rrugën e Kombit në protestën e organizuar paraditen e sotme rreth orës 11:00 për të kundërshtuar vendosjen e taksës. Protesta nisi në orën 11:00, ndërsa zgjati deri rreth orës 14:00. <br /><br />E ndërsa ishte paralajmëruar se protesta do të ishte paqësore, protestuesit u përplasën me policinë duke bllokuar qarkullimin në të dyja anët e Rrugës së Kombit. Fillimisht policia reagoi, por situata i doli nga kontrolli pasi numri i protestuesve ishte i madh duke e bërë të pamundur ndërhyrjen për t?i bllokuar.<br /><br />Pas tërheqjes totale të bluve, protestuesit morën situatën në kontroll duke thyer dhe djegur sportelet dhe kabinat që kishte vendosur koncesionari për të vjelur taksën në Rrugën e Kombit. Protestuesit pas djegies së gjithçkaje, nuk lejuan që të hapet qarkullimi.

Buy Now on CodeCanyon