Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dëmi i shkaktuar në pikën e ku bëhet pagesa për kalimin në Rrugën e Kombit arrin në disa miliona euro. I kontaktuar nga Ora News, koncesionari deklaron se dëmi është i konsiderueshëm por ende nuk ka një faturë konkrete në lidhje me këtë.

U inaugurua vetëm pak ditë më parë trau i kalimit në Rrugën e Kombit ku nisi pagesa për kalimin në Rrugën e Kombit.

Por i gjithë investimi u shkatërrua në pak orë. Protesta e lajmëruar kundër tarifës që u vendos në Rrugën e Kombit degjeneroi në dhunë dhe përplasje me policinë.

Protestuesit i vunë flakën dhe thyen xhamat në pikën e kalimit ku kryehej pagesa.

I kontaktuar nga Ora News koncesionari është shprehur se ende nuk kanë një faturë fikse për dëmin por ai është i konsiderueshëm.

Paraprakisht dëmi rezulton se arrin në disa miliona euro.

Pagesa për rrugën e Kombit nisi të aplikohet të mërkurën, ndërsa tarifat variojnë nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makina e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkaterrohet-investimi-ne-rrugen-e-kombit-demi-arrin-ne-miliona-euro