Ashtu si pritej, Elvana Gjata duket më afër se kurrë suksesit në tregun botëror të muzikës. Si gjithmonë, ylli i muzikës shqiptare po përpiqej të na kapte në befasi, njësoj si mund të përkthehet titulli i këngës së re. Por, jo plotësisht pasi ?Jo vetëm modë? arriti të zbulojë për herë të parë disa detaje që fshihen pas projktit të saj vërtetë gjigant.<br />?Off guard? po reklamohet prej ditesh në rrjetet sociale të Elvanes. Bashkëpunëtorët e saj prezantohen me thjeshtesi a thua se nuk janë prej emrave më të kërkuar të momentit. Kështu, biti i këngës është realizuar nga dyshja The Audibles të nominuar dy herë për çmim Grammy. Teksti dhe muzika mbajnë vulën e prodhuesit të hiteve botërore Poo Bear, në bashkëpunim me Elvanën dhe reperin Ty Dolla Sign.<br />Megjithatë, këto që përmenden nuk janë asgjë përpara kësaj që kemi pikasur. Po të klikosh në postimin e fundit të Elvanës në Tëitter, linku të çon në komunitetin e fansave të shtëpisë prestigjoze diskografike, Sony Entertainment. Kjo me siguri nuk është një koiçidencë. Pra, është e qartë se projekti i ri i Elvana Gjatës është marrë përsipër nga Sony, ç?ka do të thotë se fare pa bujë, këngëtarja shqiptare listohet si artistja më e re e labelit të famshëm botëror. <br />Kontrata për të cilën po flasim nuk është përmendur akoma nga vetë këngëtarja por në dt. 6 Prill kur pritet të prezantohet bashkëpunimi me Ty Dolla Sign, reperin e njohur për hitet e diskotekave, me siguri do të kemi detaje konkrete.<br />Por, po të kemi parasysh se kjo këngë është projektuar për të qenë një hit veror, pritja një jave do të na duket e gjatë. Klipi i ?Off Guard? është xhiruar buzë detit në Los Angeles dhe atmosferën e këndshme të videos, për momentin mund vetëm ta imagjinojmë vetëm përmes kësaj sekuence nga prapaskena.