Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kontakti i përditshëm me të rinjtë nuk i ka rregulluar raportet me rrjetet sociale Monika Kryemadhit. E ftuar në emisionin "Why Not" nga Roza Lati, kryetarja e LSI-së tha se edhe pse ishte ndër të para që përqafoi shpikjen e Zuckenberg, shumë shpejt e mbylli profilin e saj në Facebook.

Kryemadhi: Kam qenë ndër të parat që kam hapur Facebook dhe e para që e kam mbyllur. E kam rihapur në zgjedhjet e 2017 sepse është një lloj publiciteti.

Në lidhje me efektet e famshme të rrjetit social Snapchat, ajo tha:

"Nuk më pëlqejnë filtrat. Ndihen më të mirë njerëzit kur më shohin live se jam më e mirë se në televizion apo në rrjete sociale. Është efekti i surprizës dhe them që me këtë pamje e kam marrë në qafë dhe Ilir Metën, kështu që mos u shqetësoni."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/filtra-ne-snapchat-kryemadhi-jo-me-kete-pamje-mora-ne-qafe-ilirin