Surprise Me!

REPORT TV - Pamjet ekskluzive të përplasjes dhe djegies së sporteleve në Kalimash

2018-05-12 0 Dailymotion

REPORT TV siguron pamjet ekskluzive të sulmit dhe djegies së sporteleve dje në tubimin e organizuar në Rrugën e Kombit në Kalimash që degjeneroi në dhunë. Në pamje duket momenti kur kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë e deri kur rreth 200 të tillë qëndrojnë para kordonit të policisë i cili është pozicionuar para traut dhe sporteleve ku mblidhen paratë.<br /><br />Protestuesit të mbledhur nga Kukësi, Tropoja, Hasi, por edhe shqiptarë nga Kosova pas bllokimit të qarkullimit të makinave nga të dy senset e rrugës u përleshën me policinë, e cila në momentin që ngjarja precipitoi u tërhoq. Pas tërheqjes së efektivë të FNSH, protestuesit morën gjithçka që kishin përpara duke bastisur, thyer dhe shkatërruar sportelet e kompanisë koncesionare.<br /><br />Në pamjet ekskluzive që ka siguruar REPORT TV duken protestuesit kur futen me dhunë në kabinat ku parashikohet që të paguhet bileta për të kaluar në Rrugën e Kombit. E ndërsa një nga punonjësit e kompanisë duke ndjerë rrezikun merr një pajisje dhe largohet me shpejtësi, njëri nga efektivit e policisë tenton që të largojë protestuesit, por këta të fundit thyejnë kompjuterët dhe pajisjet e tjera të kompanisë me varre dhe hekura.

Buy Now on CodeCanyon