Një granate dore është gjetur sot në lagjen Kushtrim, në Vlorë, në një kanal.<br /><br />Sipas informacioneve granata është me kapsollë dhe forcat xheniere ndodhen në vendgjarje për të bërë shpërthimin e kontrolluar .<br /><br />Perimetri është rrethuar dhe në foto dallohet një mjet i policisë ushtarake si dhe momenti kur dy xhenierë të saj, janë përkulur dhe po ekzaminojnë granatën.Më pas këto forca kryen shpërthimin e kontrolluar të granatës.