Nëpërmjet një vendimi, që mban datën 28 mars 2018, të siguruar sot nga Report TV, dëshmohet qartë se Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë nuk e ka regjistruar Asamblenë zgjedhore të FSHF-së, në të cilën u mandatua për herë të pesë si president Armand Duka.

Gjykata vendosi kthimin pas të kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit për regjistrimin e Asamblesë së Fundit Zgjedhore.

Në arsyetimin e saj Gjykata vëren, se FSHF-ja nuk kishte paraqitur një dokumentacion të plotë me dokumenta zyrtare, kryesisht lidhur me regjistrimin e delegatëve dhe shoqatave të reja pjesmarrëse në zgjedhjet e Asamblesë.Gjykata ia ka ngarkuar gjithashtu shpenzimet gjyqësore FSHF-së, e cila kundër këtij vendimi, mund të apelohet brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Apelit.
Pra FSHF ka afat deri sot për t?u ankuar.

Vetë FSHF, ishte munduar ta minimizonte vendimin e Gjykatës pak kohë më parë, kur u shpreh se ishte vetëm një çështje procedurale për plotësim dokumentacioni dhe jo një vendim që vinte në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve.

Por në fakt, nga zbardhja e vendimit, shihet qartë se ai e trondit nga themelet futbollin shqiptar, duke hapur rrugën e përsëritjes së mundshme të zgjedhjeve.

Por në fakt, nga zbardhja e vendimit, shihet qartë se ai e trondit nga themelet futbollin shqiptar, duke hapur rrugën e përsëritjes së mundshme të zgjedhjeve.