Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD-LSI kanë thërritur mbledhje urgjente parlamentare për të vendosur mbi aksionin që do të ndjekin pas arrestimit të protestuesve të Rrugës së Kombit.

LSI pritet që të nisë rreth orës 16:30 mbledhjen e kryesisë dhe të deputetëve. Ndërkohë PD e ka thërritur mbledhjen e grupuit parlamentar në orën 18:00. Më pas kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar edhe një mbledhje me krerët e degëve.

Burimet kanë bërë të ditur se në fokus të mbledhjes është arrestimi i protestuesve dhe aksioni i opozitës dhe për këtë pritet që protestat të zgjerohen edhe në rrethe të tjera.

Po ashtu mësohet se pas mbledhjeve deputetët e të dyja partive do të rikthehen në protestën para policisë së Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksioni-opozitar-pas-arrestimeve-rrugen-e-kombit-pd-dhe-lsi-mbledhin-grupet-parlamentare