Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së hënës një magazinë pajisjesh elektrike dhe hidraulike në rrugën ?Siri Kodra? në Tiranë.<br />Nga flakët u rrezikuan disa banesa dhe biznese që ishin pranë kompleksit të magazinave. Flakët përpinë me shpejtësi bllokun e parë të magazinave ku ndodheshin ambazhurë e pajisje të tjera shtëpiake.<br />Në pak minuta zjarri u përhap edhe në magazinat e tjera duke djegur edhe një rrobaqepsi aty pranë. Shtëllunga të mëdha tymi mbuluan zonën, ndërsa për të shuar flakët u mobilizuan 10 zjarrëfikëse.<br />Policia dyshon për një defekt elektrik që ka shkaktuar rënien e sistemit elektrik të sigurisë. Pas më tepër se pesë orësh përpjekjesh, zjarrfikësit vunë zjarrin nën kontroll flakët. Magazina është në pronësi të biznesmenit Kliti Nano dhe nga konstatimet e para dëmet janë të konsiderueshme.
