Pas akteve të dhunës në ?Rrugën e Kombit? kundër vendosjes së taksës për automjetet, 23 protestuesit e arrestuar priteshin të dilnin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t?u njohur me masën e sigurisë.

Por burime për Report TV bëjnë të ditur se Gjykata do ta vlerësojë nesër nëse janë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e Prokurorisë ndja tyre.

Kjo shtyrje bëhet për shkak të dosjeve voluminoze.

Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër, 10 protestues në komisariatin e Policisë së Kukësit. Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza, ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike.

Report TV ka mësuar sot se Prokuroria pritet që ta ndryshojë kërkesën e masës për ta nga ?urdhër ndalimi?, në ?hetim në gjendje të lirë?.

Do të jetë gjyqtarja Alma Ahmeti ajo që do të vlerësojë masën e sigurisë.