Surprise Me!

Vijon protesta per lirimin e 23 te arrestuarve

2018-05-12 1 Dailymotion

Policia e Tiranës procedon penalisht në gjendje të lirë edhe 15 protestuetë tjerë që prej 3 ditësh qëndrojnë përpara drejtorisë së policisë së kryeqytetit. Ata akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit.

Por familjarët e të arrestuarve e cilësojnë të paligjshëm prangosjen, ndaj Kryeministrit i kërkojnë që t?i lirojë protestuesit që u prangosën pas tubimit që degjeneroi në përplasje mes banorëve të Kukësit dhe policisë në Rrugën e Kombit.

"Të lirohen ata njerëz se janë kapur padrejtësisht. I bën presion psikologjik njerëzve edhe ju mos kërkoni më tepër. 5 Euro një taksë dalin për deputetët e PS që e kanë një kafe".

"I ka kap natën padrejtësisht, veç serbi e ka bërë këtë gjë".

"Të lirohen dhe Rama të ikë".

"Çdo shtet paguan taksa po jo në këtë mënyrë, njerëzit pa punë taksa këtu taksa aty, nuk shkon kjo punës 2 për rrugën e keni nda mendjen".

Në mbështetje të kauzës së tyre ishin edhe deputetët e opozitës, të cilët një ditë më parë i bënë thirrje qytetarëve për mosbindje civile.

Buy Now on CodeCanyon