Surprise Me!

Zbardhen masat qe do te kerkohen per protestuesit

2018-05-12 0 Dailymotion

Prokuroria e Kukësit ka dorëzuar në Gjykatë kerkesën për caktimin e masës së sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës së dhunshme të së shtunës në Rrugën e Kombit.

Burime jozyrtare nga prokuroria e qytetit verior thanë për Tv Klan se për 11 të ndaluar është kërkuar masa e arrestit me burg, për 5 të tjerë arrest shtëpie, ndërsa për 7 protestues masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Sipas të njejtave burime, personat që është kërkuar të mbahen në qeli, janë ata për të cilët organi i akuzës ka siguruar prova se kanë shkatërruar stacionin e pagesës së kalimit në autostradë dhe kanë goditur forcat e rendit.

Megjithatë, do të jetë Gjykata e Kukësit ajo që do të vendosë për fatin e 23 të arrestuarve. Seanca për caktimin e masave të sigurisë do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 09:00 në këtë Gjykatë. Masë sigurie do të kërkohet në mungesë edhe për 13 persona të tjerë të shpallur në kërkim dhe që policia nuk ka mundur t?i arrestojë.

Pritet që qytetit i Kukësit të jetë i blinduar ditën e merkurë. Burime nga policia thonë se Drejtoria e Policisë së Kukësit i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme forca shtesë që të sigruohet mbarëvajtja e këtij procesi, për shkak se parashikohet nje grumbullim në masë i të afërmve të të arrestuarve dhe të mbështetësve të tyre, që protestojnë para policive në Kukës e Tiranë prej të dielës. Të njëjtat burime sqarojnë në Kukës do të stacionohen edhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës dhe Tiranës.

Buy Now on CodeCanyon