Në bulevardin ?Zogu i Parë? është e pamundur të lëvizësh në të dyja korsitë e tij. Njërën prej tyre e mbajnë të bllokuara makinat e parkuara dyshe.

Policët rrugorë nuk shihen gjëkundi. Situata i ka ikur nga kontrolli dhe paligjshmëria ka fituar terren.

Është ose paaftësi ose neglizhencë nga ana e kësaj trupe të policisë që ka për detyrë të rregullojë qarkullimin e të ndëshkojë shkelësit e rregullave. Në rrugën ?Ibrahim Rugova?, në afërsi të kryqëzimit me ?Myslym Shyrin?, makinat parkojnë edhe në trotuar.

Një polic rrugor që gjendet vetëm pak metër larg nuk do t?ia dijë. Ai sheh edhe makinat e parkuara dyshe, por është indiferent ndaj shkelësve.

Në rrugën ?Myslym Shyri? është çdo ditë e njëjta histori. Është e kotë që kjo quhet një rruge me dy korsi. Në fakt, dy korsi këtu përdoren për parkim, njëra të ligjshëm e tjetra të paligjshëm.

Në rrugën e Dibrës, që gjendet edhe me afër komisariatit të policisë rrugore, ka makina që parkojnë edhe kundër ? tabele dhe nuk ndëshkohen.

Akoma më afër komisariatit, në afërsi të ish ?Shkollës së Bashkuar, semafori që kryqëzon dy rrugë kryesore nuk punon prej më shumë se 24 orësh.

Makinat lëvizin rrëmujshëm dhe asnjë polici nuk gjendet për të rregulluar trafikun.

Ne çdo rrugë do të gjesh shkelës të rregullave të qarkullimit që rëndojnë trafikun. Por mungojnë policët rrugorë që duhet t?i ndeshkojnë ata dhe që duhet të shmangin kaosin e krijuar në kryeqytet, me qëllim që të krijojnë lehtësi në lëvizjen e qytetarëve.