Shoqëria ?Arseni shpk?, pronar i ligjshëm i markës tregtare B52 ? një pije e njohur energjike e tregut shqiptar, ju kërkoi sot autoriteteve të ndërpresin veprimet e paligjshme të konkurrencës, ndërsa paralajmëroi veprime ligjore kundër individëve me pushtet që kanë marrë përsipër të shkelin të drejtat Kushtetuese dhe barazinë e operatorëve në treg.<br /><br />Ndërsa dorëzoi një numër kërkesash zyrtare pranë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe krimit ekonomik si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zëdhënësi i shoqërisë Alban Bala tha për mediat se ?cdo produkt që imiton markat në pronësi të Arseni shpk do të largohet menjëherë nga tregu, përndryshe do të konfiskohet?.<br /><br />?Ne presim që Doganat të mbyllin cdo rrugë për grabitjen e një investimi të rëndësishëm të kryer nga ne duke mos lejuar me tej importe të paligjshme. Ne presim që Krimi ekonomik dhe policia e shtetit të bllokojnë një mall kontrabandë, që shitet tjetër për tjetër ? në dhunim të plotë me cdo parim të ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor? deklaroi Bala.