Surprise Me!

Report TV - Ballsh/ Naftëtarët vijojnë protestat

2018-05-12 1 Dailymotion

Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar sot para rafinerisë, por më pas kanë shpërthyer portën e saj dhe janë vendosur përpara zyrave të uzinës.

Punetorët pasi kanë çarë kordonin e policisë kanë hyrë me forcë në uzinë.

Ata kërkonin që punëtorët që kanë nisur punën në repartet e uzinës të bashkohen me protestuesit pasi ata janë zgjedhur ne mënyre selektive.

Disa javë më parë në protestë kishin dalë punëtorët e ndërmarrjes së import-eksportit në Vlorë, pasi 24 punëtorët kanë rreth 2 vjet pa u paguar.

Kolë Nikolla që është president i Konfederatës së Sindikatave u shpreh në protestën e atëhershme se uzina është me keq se Gërdeci.

Një kompani e re ka marrë administrimin e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.

Kompania e re ?Bylys Energy?, e cila është n/kontraktore ka nisur lëvizjet për të rivendosur në punë uzinën, e cila është e mbyllur prej rreth një viti.

Buy Now on CodeCanyon