Surprise Me!

Ora News - Veliaj: Zgjedhja e administratorit ka reduktuar problemet me administrimin e pallateve

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas ngritjes së Task-Forcës, një vit më pas, rreth 2800 pallate në Tiranë kanë zgjedhur kryesitë e tyre për administrimin e mjediseve në bashkëpronësi, ndërsa në 500 të tjera janë zgjedhur edhe administratorët. Kjo ka sjellë një reduktim të ndjeshëm të problematikave që shqetësojnë banorët, të cilat më parë kaloheshin për zgjidhje në Njësitë Administrative dhe Bashkinë e Tiranës, duke rritur bashkëpunimin e komunitetit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e zgjedhur dhe grupin e Task-Forcës, ku vlerësoi punën e realizuar deri më tani dhe u shpreh se zgjedhja e administratorëve të pallatit ka ulur ndjeshëm problemet mes qytetarëve. ?Fakti që një pjesë e madhe e këtyre problematikave kanë rënë është një lajm shumë i mirë për qytetin?, tha ai.

Veliaj theksoi se për Bashkinë e Tiranës dhe qytetarët e saj është shumë e rëndësishme që procesi të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Ai nënvizoi faktin se ky proces përveçse sjell më shumë rregull në administrimin e problematikave të banorëve të pallateve, është një mundësi shumë e mirë edhe për punësimin e një numri të konsiderueshëm personash, të cilët më parë ose ishin të papunë ose kishin dalë në pension. ?Më jep kënaqësi fakti se qindra vetë i kanë gjetur punë vetes falë angazhimit të komunitetit. Janë punësuar njerëz, jo vetëm task-forca, por sa njerëz po punojnë si adminsitratorë, çojnë një rrogë në shtëpi, që më përpara ose mund të kishin dalë në pension të parakohshëm ose mund të ishin të paangazhuar?, shtoi ai.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-zgjedhja-e-administratorit-ka-reduktuar-problemet-me-administrimin-e-pallateve

Buy Now on CodeCanyon