Surprise Me!

Report TV - Java e tokës në Elbasan, Prefekti: Ndotja më e madhe në shtretërit e lumenjve

2018-05-12 3 Dailymotion

Në kuadër të javës për mbrojtjen e tokës në Elbasan është zhvilluar një takim mes Prefektit të këtij qarku dhe me 7 kryetar të bashkive të qarkut Elbasan. Në këtë takim nuk kanë munguar replikat mes kryetarëve të bashkive dhe institucioneve me ndikim në ndotje dhe në mbrojtje të mjedisit.<br /><br />Në prag të javës sensibilizuese të mbrojtjes së Tokës, kur do të nisë edhe aksioni kombëtar për pastrimin e territorit nga qeveria, Prefekti i qarkut të Elbasanit Maksim Malaj, mblodhi në një takim kryetarët e 7 bashkive, drejtues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues nga drejtoria vendore e policisë së qarkut. Prefekti Malaj tha:<br /><br />Shqetësimi kryesor mbetet ndotja e shtretërve të lumenjve, Shkumbin dhe Devoll, por edhe të përrenjve, ndaj kërkoi marrjen e masave, pasi imazhi trishtues që lë ndotja ndikon negativisht edhe te sektori i turizmit.

Buy Now on CodeCanyon