Surprise Me!

BOOM denoncon: Kompania Plus falimenton, por mban "peng" pronën e qytetarit

2018-05-12 4 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse kompania telefonike Plus ka falimentuar ajo vazhdon të sjellë probleme për qytetarët. I tillë është rasti i Bedri Mustës nga Mallakastra, i cili prej 4 muajsh nuk di ku të trokasë për të zgjidhur hallin e tij.

Në vitin 2010 zoti Musta lidhi një kontrate qiraje me kompaninë Plus e cila do të zgjaste deri në vitin 2019. Kjo kompani mori me qira rreth 250 metra toke tek e cila vendosi një antenë.

Çdo gjë shkoi mirë deri në dhjetor të vitit 2017 kur kompania Plus shpalli falimentimin. Bedriu jo vetem qe nuk merr më qira, por as nuk e lëshon dot me qira token sepse antena nuk është hequr nga kompania. Ka 4 muaj që tenton të kontaktojë me personat qe ka firmosur kontraten por askush nuk i përgjigjet më sepse çdo numër kontakti ka qenë plus, dhe pas falimentimit është i pamundur kontakti me përfaqësuesi e kompanisë.

Por ky nuk është i vetmi problem i Bedriut. Kompania Plus ka kontaktuar një firmë sigurimi e cila duhet të ruante antenën. Me pas kjo kompani ka lidhur një kontratë pune me zotin Bedri ku ky i fundit është ?Kujdestari i antenes?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-kompania-plus-falimenton-por-mban-peng-pronen-e-qytetarit

Buy Now on CodeCanyon