Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompania Viva Helicopters vazhdon operacionin e kërkim-shpëtimit nga ajri për gjetjen e 36-vjeçarit, Ksandro Imeraj, i cili është shpallur i humbur prej disa ditësh në Vlorë.

Këtë të enjte, operacionet e Viva Helicopter janë përqendruar në Dalmaci, përgjatë bregdetit të Kroacisë. Pavarësisht motit të keq me mjegull dhe reshje shiu, pilotët ekspertë të Viva helicopters nuk i kanë ndalur kërkimet, edhe pse shikueshmëria është e kufizuar. Në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe një helikopter nga Gjermania për të intensifikuar më tepër kërkimin.

Një ditë më parë kërkimet e Viva helicopters u përqendruan përgjatë bregdetit të Kroacisë dhe në qytetin e Budvas, në Malin e zi, aty ku u gjet edhe mjeti Yetski me të cilin 36-vjeçari kishte dalë në det, kur humbi kontaktet me familjarët e tij.

Ksandro Imeraj ka humbur kontaktet nga Vlora prej mbrëmjes së të merkures. Sipas familjarëve, 36-vjecarit i ishte refuzuar hyrja në Itali, ku jetojnë bashkëshortja dhe dy femijët e tij.

Ndërkohë, Pilotët e Viva helikopter pavarësisht kushteve të vështira të motit nuk e kanë ndërprerë për asnjë moment kërkimin duke dëshmuar profesionalizëm ashtu si edhe në shumë ndërhyrje të tjera në Shqipëri, ku misionet e tyre kanë rezultuar të suksesshme.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/viva-helikopters-vijon-kerkimet-ne-dalmaci-vlonjatin-e-zhdukur