Protesta e opozitës me bllokimin e disa akseve rrugore u shoqërua me disa momente të veçanta. Nga kalimi i barrierave të betonit të autostradës prej Lulzim Bashës në Vorë e deri tek shpërndarja e ujit në Milot prej Flamur Nokës përmes një makine luksoze Mercedez Benz.<br /><br />Gjatë rreth orëve të protestës së opozitës me bllokime rrugësh nuk munguan edhe momente të veçanta me protagonistë qytetarët dhe vetë kreun e opozitës Lulzim Basha. Fillimisht Basha ka mbërritur në Vorë prej drejtimit të rrugës që të çon për në Durrës. Pasi është përshëndetur me protestuesit Basha kaloi mbi trafik-ndarsen e betonit duke u pozicionuar në krahun tjetër të rrugës.<br /><br />Pak momente pasi ishin mbledhur protestuesit në Vorë ky person me Harley Davidson që me gjasë duket si një shtetas i huaj ka tentuar të vijojë udhëtimin normalisht në drejtim të Durrësit. Por është përballur me turmën e protestuesve të cilët e kanë ndaluar. Përballë kësaj situate ai është kthyer në drejtim të Tiranës. Ndërkohë në rreth rrotullimin e Bradasheshit dhe në Milot protestuesit i shtuan protestës një element tjetër atë të djegies së gomave.
