Surprise Me!

Report TV - ‘Rruga e Kombit’, protestë në Kukës për lirimin e 11 të arrestuarve

2018-05-12 0 Dailymotion

Ka nisur në Kukës përpara Drejtorisë së Policisë, protesta e paralajmëruar për herët, për lirimin e 11 të arrestuarve për aktet vandale në ?Rrugën e Kombit? të shtunën e kaluar. Në protestë marrin pjesë qytetarë kuksiane si dhe të afërm të të arrestuarve. <br /><br />11 personat e ndaluar nga policia si autorë të dhunës ndaj efektivëve të cilët u qëlluan me gurë dhe sende të forta, si dhe djegies së sporteve të koncesionarit në ?Rrugën e Kombit? u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës një ditë më parë. Protestuesit mbajnë në duar pankarta me emrat e të arrestuarve si dhe me thirrje kundër qeverisë.<br /><br />Ndaj tyre rëndojnë katër akuza kundërshtim dhe ushtrim dhune ndaj forcave të policisë, shkatërrim të pronës publike si dhe tubim për tubim të paligjshëm.

Buy Now on CodeCanyon