Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Byroja e Kuvendit rrëzoi me 6 vota pro dhe tre kundër kërkesën e LSI për përjashtimin e kryeministrit Rama nga parlamenti. Deputetja e PS, Vasilika Hysi tha se kërksa për përjashtimin e Ramës me 10 ditë ishte e pabazuar pasi kryeministri Rama nuk ka përdorur fjalë fyese në Kuvend.

Hysi: Byroja lexoi me vëmendje procesverbalin e mbledhjes dhe konstatoi se pretendimi i kolegëve të opozitës nuk qëndronte.

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Edi Paloka e cilësoi vendimin të turpshëm, pasi tha se kryeministri Rama adresoi fyerje ndaj qytetarëve gjatë fjalës së mbajtur javën që shkoi në seancë plenare.

Paloka: U thanë të gjitha absurditetet e mundshme, u quajt metaforë fjala që përdori kryeministri dhe si përfundim morën vendimin që kryeministri është i pafajshëm.

Deputeti i LSI, Viktor Tushaj tha se kryeministri Rama nuk u paraqit në Byronë e Kuvendit pasi ka frikë të përballet me aktet e tij.

Tushaj: Kryeministri nuk denjon të vijë në byro sepse frika e tij është të ballafaqohet.

Kërkesa e LSI për përjashtimin e Ramës me 10 ditë nga kuvendi u bazua në deklaratat që ai bëri në parlament në seancën e javës së kaluar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrezohet-kerkesa-e-lsi-perjashtimin-e-rames-nga-parlamenti