TIRANE-Në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet edicioni i 2-të i ?Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018? në Expocity Albania me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkesa është më e lartë se oferta, ndërsa shtoi se mungojnë hotelet me 4 apo 5 yje. Ai e vendosi theksin te agroturizimi, duke deklaruar se është një nga prioritetet, pasi është rrugëdalje nga varfëria dhe papunësia<br /><br />Turizmi është një sektor strategjik. Sot Shqipëria është një vend që gëzon një pozicion strategjik në raport me interesin e shumë turistëve për ta vizituar, por edhe sipërmarrjesh dhe investitorësh. Jemi pjesë e një hapësirë konkurrence të fortë në rajon, duhet të përballemi me boshllëkun e krijuar në vite. Gjendemi në një moment kur shohim një rritje vjetore të të ardhurave me 10%. Kërkesa është shumë më e lartë, sesa oferta është, kjo është sfida kryesore, të rrisim ofertën.<br /><br />Kërkesa e fortë nuk vjen vetëm për detin, por edhe pjesët malore. Shqipëria është një vend i kombinuar, mund ta shtrijmë sezonin në një hark kohor më të gjerë se sezoni i verës. Në Shqipëri mundojnë hotelet me 4 apo 5 yje. Ne do të bëjmë publik lehtësirat që do të krijojmë për sipërmarrësit që do të synojnë ndërtimin e strukturave të agro-turizmit në Shqipëri. Nxitja e këtyre investimeve do të sjellë krijimin e një efekti zinxhir për të rritur ekonominë familjare në fshat. Kjo është një rrugëdalje nga kthetrat e varfërisë dhe papunësisë. Përsa i përket sezonit turistik, niveli do të jetë shumë më i mirë se e shkuara. Do të ndëshkojmë strukturat pritëse që derdhin ujërat e zeza në det. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijëm të bëjmë gjithçka, por ata që do të shkelin kushtet nuk do të tolerohen.
