Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti ilir Meta kërkon marrjen e masave për t'i krijuar mundësinë të rinjve të studiojnë dhe të punojnë në Shqipëri.

Sipas tij shifrat e INSTAT për uljen e numrit të popullsisë në vend janë një sinjal alarmi për të gjithë.

Ilir Meta: Sot kemi rreth 243 mijë nxënës në arsimin shkollor 9 vjeçar nga 560 mijë që kanë qenë të regjistruar 20 vite më parë. Nga ana tjetër të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia në grupmoshën 15- 44 vjeç që është pjesa më aktive e më vitale e tregut të punës u reduktua me 162 mijë persona në krahasim me 2001.

Nga ana tjetër të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia në grupmoshën 15- 44 vjeç që është pjesa më aktive e më vitale e tregut të punës u reduktua me 162 mijë persona në krahasim me 2001.

Si një këmbanë alarmi për të ardhmen e ekonomisë dhe të shoqërisë tonë. Ndryshimet demografike. Shpopullimi i zonave të caktuara dhe emigracioni, plakja e popullsisë. Rëndësia e edukimit cilësor dhe vende të reja të punës të mirëpaguara për të rinjtë duhet ët jenë cështjet më prioritare në axhendën tonë të mirëqeverisjes.

Asetet më të mëdha të Shqipërisë, nuk janë thjesht resurset e mëdha natyre e nëntokësore, të cilat për fat të keq jemi mësuar ti shpërdorojmë, por të rinjtë dhe ëndrrat e tyre për të ringritur krenarinë e këtij vendi duke punuar dhe kontribuar këtu. Shqetësimi im madhor ka qenë dhe mbetet sesi tu kthejmë shpresën e të krijojmë kushtet e nevojshme të rinjve tanë të kualifikuar për të investuar talentin dhe energjinë këtu e jo jashtë vendit.

Deklarata u bë gjatë një aktiviteti me temë Aleanca Kombetare e Studenteve Senator"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-te-dhenat-e-instat-kembane-alarmi