Surprise Me!

Ora News - Pashka ortodokse, besimtarët kremtojnë të Premten e Zezë në Korçë e Berat

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prag të Pashkës, besimtarët ortodoksë kremtuan të Premten e zezë që simbolizon Vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq.

Ritit të organizuar nga Mitropolia e Korçës iu bashkuan qindra besimtarë dhe vizitorë të ardhur nga qytete të tjera.

Epitafet e 7 kishave u bashkuan para kadedrales ?Ngjallja e Krishtit? dhe më pas të shoqëruar nga besimtarët përshkuan bulevardin ?Shën Gjergji?, për të ndaluar në hyrje të parkut ?Rinia?. Procesionet i udhëheqi Mitropoliti i Korçës imzot Johani.

Qindra besimtarë u bënë pjesë e ritualit në qytetin e Beratit, ku dy kisha ortodokse bashkuan Epitafët që simbolizojnë varrin e Krishtit.

Kryepeshkopi i Vlorës, Kaninës dhe gjithë Jugut, Imzot Ignati, i cili ka drejtuar rritet fetare, në Katedrale, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi, pas kapërcimit të Epitafit.

E premja e Zezë, shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për të ringjallur mesnatën e së shtunës, kohë kur kulmojnë kremtimet e Pashkës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pashka-ortodokse-besimtaret-kremtojne-te-premten-e-zeze-ne-korce-e-berat

Buy Now on CodeCanyon