Surprise Me!

Jo vetem mode/ Zbulohet kontrata amerikane e Arilena Ares (07.04.2018)

2018-05-12 2 Dailymotion

Ende pa u publikuar zyrtarisht, kënga më e re e Arilena Arës është kthyer tashmë në hit.
?Last train to Paris?- Treni i fundit për Paris, bashkëpunimi me reperin e njohur rus KDDK, po bën namin në Bullgari. Mjaftoi të transmetohej disa herë në radio, për t?u renditur menjëherë në 10 këngët më të dëgjuara të momentit.
E ndërsa KDDK po e reklamon kudo në rrjetet sociale suksesin e papritur të këngës, vetë Arilena ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje. Por duket se është vetëm qetësia përpara ?stuhisë?!
Vizita e saj në Los Angeles muajin e kaluar, nuk paska patur për qëllim vetëm shkrepjet me fotografin Fadil Berisha.
Burime për ?Jo Vetëm Modë?, zbulojnë arsyen e vërtetë të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara. Arilena, sapo ka firmosur me një prej shtëpive më të mëdha diskografike, Universal Music. KDDK, nuk është i vetmi që ka kërkuar të bashkëpunojë me 19-vjeçaren. Këngëtarja ka regjistruar edhe bashkë me 2 artistë të tjerë, emra të njohur në tregun ndërkombëtar që për momentin po mbahen surprizë.
Klipet me 2 kënget e reja të prodhuara në studiot e Los Angeles, do të publikohen në maj, krahas videos së ?Last train to Paris? xhiruar në kryeqytetin francez.
Duket një periudhë tejet impenjative. Arilena u ftua të performojë të shtunën në një prej organizimeve më të medha të muzikës në Evropë.
Çdo vit në pranverë, artistët që kanë pushtuar top listat evropiane, mblidhen në Minsk për të performuar në arenën e festivalit muzikor ?Hot & Top?. Kështu, Arilena Ara nuk mund të mungonte , krah Kadebostany, Willi William apo Oceana.

Buy Now on CodeCanyon