Ndonëse po procedohet penalisht nga Prokuroria së bashku me disa deputetë të opozitës për tubime të paligjshme, Lulzim Basha thotë se nuk i frikësohet lëvizjes së nisur nga organi i akuzës, të cilin e akuzon se është vënë në shërbim politik të kryeministrit Edi Rama.

?Është një veprim qesharak i hetuesisë politikë Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq, atë që kemi paralajmëruar para shumë kohësh, që tani Edi Rama ka future në dorë edhe drejtësinë edhe prokurorinë. Kjo është faza e fundit e autokracisë që grumbullon të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që procedohem penalisht bashkë me qytetarët që jemi ngritur në proteste për një të drejtë legjitime?.

Nga beteja e nisur me qytetarët thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Kryeministrit në prani edhe të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës te cilin e priti ne Selinë e Partisë Demokratike, sërish i kërkoi heqjen e tarifës për Rrugën e Kombit.

"Të mos ekzistojë asnjë taksë, asnjë tarifë shtesë për rrugën e Kombit, i bëj thirrje qytetarëve, që me besim dhe pa pikë frike të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë dot të gjithëve?.

Opozita ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit të saj duke nisur sërish me mosbindjen civile ditën e martë.