Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej afro 13 vitesh Lumturie Kosta dhe familja e saj nuk ka kaluar një ditë e qetë në shtëpinë e ndërtuar me mundin e emigrimit. Mbi krye, banesës së tyre i qendron një oxhak 35 metra i lartë, ngrehinë e komunzimit dhe që dita ditës rrezikon të shembet.

Lumturie Kosta: Ruajmë fëmijët mos dalin andej. Kemi ikur nga shtëpia kur bie shi, sepse kemi frikë. Kur ka rënë njëherë tërmet nga frika jam ngritur natën.

Që prej vitit 2005 nuk ka reshtur së dërguari kërkesa në bashki për shembjen e oxhakut.

Lumturie Kosta: Kur ka shi rri te dhoma e gjumit se kam frikë tek salloni.

Edhe pse bashkejeton ccdo ditë me rrezikun mbi kokë, Lumturia nuk e mohon pjesën e saj të fajit, kur vendosi të ndërtojë krahë oxhakut shtëpinë që sot e ka ende në proces legalizmi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familja-kosta-jeton-me-rrezikun-mbi-koke