http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
2017 ka shënuar një nivel rekord të parave që kanë qarkulluar jashtë sistemit bankar rreth 265 miliard lekë, 2 miliard euro.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për një tendence rritje në vitin që lamë pas me 120 milion euro krahasuar me një vit më parë. Ky është një tregues i nivelit të lartë të informalitetit në vend, që për ekspertët ka nevojë të trajtohet me përparësi.

Por 2017 ka qenë edhe një vit zgjedhor, çka natyrshëm ka rritur qarkullimin e parasë janë sistemit.

Sipas statistikave, ky tregues është më larti i vërejtur që pas vitit 2009 kohë kur qytetarët për shkak të krizës financiare nisën të tërhiqnin paratë nga bankat.