Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm 24 orë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një fast-food në Tiranë, pronari 50-vjeccar ndërroi jetë si pasojë e djegjeve të shumta në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Shkëlqim Plaku kishte vendosur të ndërhynte vetë mëngjesin e së dielës, kur bombola ishte dëmtuar dhe kishte rrjedhje gazi përgjatë gjithë natës.

Sipas grupit hetimor, pikërisht kjo ndërhyrje në kokën e bombolës i shkaktoi plagët e rënda, ndërsa ndezja e dritës mund të ketë shërbyer për të shkaktuar shpërthimin.

Ngjarja ndodhi dje në orën 06.45, në rrugën ?Ibrahim Rugova? në Tiranë, në një zonë tepër të populluar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shperthimi-tek-ish-blloku-nderron-jete-pronari-i-byrektores