Trenat në Shqipëri vijojnë të shkaktojnë aksidente edhe pse lëvizin me shpejtësi minimale. Edhe sot, treni i linjës Tiranë-Shkodër ka përplasur një kamionçinë në Milot.

Automjeti i ka prerë rrugën trenit dhe pasi është goditur nga ky i fundit ka përfunduar poshtë urës, duke shkaktuar tre të plagosur. Personat udhëtonin me kamionçinën. Ata janë transportuar me urgjencë për në spital ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 10.04.2018, rreth orës 08:30 , te Salla Operative është bërë njoftim se tek Shinat e trenit në Pllanë - Lezhë, treni është përplas me një mjet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se treni i linjes Shkodër - Vorë, është përplasur me një mjet tip kamion që tranporton mallra, me drejtues shtetasin A.P. 44 vjeç, banues në Spiten.

Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit , edhe 2 shtetas të tjerë. Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.