Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi i vogël mbylli qepenat në Tregun Elektrik por dhe në tregun e Medresesë.

Kjo në shenjë proteste kundër skemës së TVSH-së.

Në Tregun Elektrik ushtrojnë aktivitetin rreth 200 subjekte

Protesta do të zhvillohet nga ora 11:00 deri në orën 12:00 dhe është parashikuar të mbahet dhe në tregun Çam, Tregu Ushqimor, Rruga e Kavajës dhe në Rrugën e Durrësit.

Protestës së biznesve do ti bashkohet edhe Partia Demokratike.

Grupi Parlamentar i PD u mblodh dje për të vendosur strategjinë që do të zhvillohet në protestë.

Në përfundim të mbledhjes, demokratët kanë dalë me qëndrimin se opozita do të mbështesë protestën e biznesit të vogël por nuk do ta politizojë atë.

Aksioni parlamentar do të fokusohet edhe në debatet në komisionet e e Kuvendit. Në fokus të protestave do të vijojë të mbetet refuzimi i taksave.

Në mbledhjen e demokratëve ështe diskutuar edhe per bllokimin e rrugeve, ku kryedemokrati Basha mësohet të ketë deklaruar se ka presion nga qytetarë per zhvillimin e protestave.

Edhe mazhoranca nuk do të rrijë "duarkryq". Ministria e Financave njoftoi mbrëmë se Minsitri Ahmetaj do të zhvillojë një takim me gazetarë në kuadër të informimit të bizneseve që preken nga ndryshimi i pragut të TVSH.

Takimi nis në orën 10, një orë para protestës së biznesit të vogël që do të zhvillohet të martën nga ora 11-12.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/biznesi-sot-ne-proteste-ulen-qepenat-1-ore-kunder-vendosjes-se-tvsh-se