Surprise Me!

Mbyllen bizneset ne kryeqytet, proteste kunder TVSH-se

2018-05-14 3 Dailymotion

Bizneset e vogla kanë ulur qepenat për 60 minuta nga ora 11:00 deri në orën 12:00 në shenjë proteste kundër TVSH-së që hyri në fuqi më 1 Prill.<br />Këto pamje që shikoni përcjellin situatën në Tregun Ushqimor në Kombinat. Të gjitha dyqanet janë mbyllur për 1 orë. Protesta e tyre është mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kanë dalë në terren.<br />Deputetja demokrate Jorida Tabaku, thotë se do të qëndrojnë në krah të biznesit të vogël, dhe ka akuzuar Qeverinë se po rrit taksat.<br />"Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve, por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial", thotë deputetja Tabaku. <br />Bizneset të tjera janë mbyllur edhe tek tregu elektrik, tregu çam si dhe në qytete të tjera të vendit.

Buy Now on CodeCanyon