Tregtarët e Tregut Ushqimor në Tiranë kanë kundërshtuar prezencën e deputetëve të Partisë Demokratike, gjatë protestës për uljen e qepenave për një orë.<br /><br />Pranë tregtarëve ka shkuar deputeti i PD, Halim Kosova.<br /><br />Prezenca e tij nuk është pritur mirë nga tregtarët. ?Çfarë do që vjen këtu?. Ku ishit ju më përpara kur u rritën taksat?, i janë drejtuar tregtarët deputetit demokrat, i cili pas debateve është larguar nga tregu ushqimor i kryeqytetit.
