Prej kohësh, shoferët dhe qytetarët që lëvizin në autostradën Tiranë-Durrës hasin në një situatë të pazakontë. Njëra nga korsitë e rrugës nga Vora drejt Maminasit për në Durrës është e shkatërruar, çka bën që shumica e mjeteve të lëvizin vetëm në njërën anë.<br /><br />Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka vëzhguar nga afër situatën, shoqëruar dhe nga eksperti rrugor, Gëzim Hoxha. Ky i fundit pranoi që ky segment është burim aksidentesh dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, duke sqaruar se zgjidhja më e mirë për t?i dhënë fund makthit në këtë korsi është që ajo të jepet me koncesion.<br /><br />?Ky segment rrugor është burim aksidentesh. Shumë ngjarje të rënda kanë ndodhur këtu, shumë të rinj kanë humbur jetën. Kjo rrugë sjell aksidente, viktima. Goma e makinës bie në gropë dhe shkakton aksidente. Rruga e dëmtuar krijon fluksin e panevojshëm. Rrugës i anë bërë herë pas here arna, por ajo nuk shkon në stabilitet asnjëherë, ndaj dhe del sërish nga vendi. Kjo është një rrugë e rrezikshme, ndaj bën mirë mos të rrimë këtu se ndonjë mjet mund të na përplasë. Pas disa ditësh ato gropa do të jenë shumë të mëdha dhe skopjojnë gomat e makinave. Natën drejtuesi i mjetit përfshihet nga paniku, kur shikon gropa në rrugë, kjo sjell pasoja dhe viktima"
