Surprise Me!

BOOM: Qytetari nuk merr dot tokën e zaptuar nga fqinji as me ligj dhe as me Kanun

2018-05-14 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtet me ligj apo me kanun? Historia që denoncoi mbrëmjen e sotme "BOOM", prej shumë vitesh nuk ka gjetur një zgjidhje as në rrugë zakonore dhe as me ligj, pra zbatim të vendimeve të gjykatave.

Denoncuesi Shan Tota, nga Zheji i Mamurrasit bashkia Kurbin thotë për "BOOM"se ka 36 vendime gjyqësore në favor të tij për një tokë, e cila si me trashëgimi, si me ligjin 7501, është tokë e familjes së tij.

Por në pronën e tij një fqinj, Gjet Mambli, ka dy shtëpi. Një shtëpi është e vjetër dhe një ndërtim 4 katësh i ri.

Denoncuesi ka vendimin e gjykatës dhe urdhrin e ekzekutimit që shtëpia e re e ndërtuar prej palës debitore, familjes Mambli, është ndërtim pa leje në pronën e tij dhe për këtë ka dalë urdhri i prishjes.

Pra pronarit ti kthehet toka në gjendjen fillestare, domethënë të prishet objekti pa leje.

Denoncuesi Shan Tota: Unë jam treguar i arsyeshëm dhe i kam thënë mbaje objektin e ri se është investim i fëmijëve në emigrim, por më liro hapësirën tjetër. Pra mbaj shtëpinë e re, prish të vjetrën dhe tokën dhe shtëpinë e re ti kam falur. Madje kësaj toke i kam bërë dhe benë për ta zgjidhur dhe në rrugë zakonore. Në fillim ra dakord, por pastaj tha jo.Fshati më gjobiti me 15 milion lekë ti jepja atij meqë do i prishej shtëpia e vjetër. Unë pranova vendimin e pleqësisë, ai jo. I do të dyja shtëpitë. Jam përpjekur të ekzekutoj vendimin e gjykatës me institucionet, por kanë ardhur zyra përbarimore, bashkia dhe thonë nuk kanë mjete për ta prishur ndërtimin e ri të tij. Kështu si shpresa e fundit i jam drejtuar medias.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-qytetari-nuk-merr-dot-token-e-zaptuar-nga-fqinji-me-ligj-dhe-me-kanun

Buy Now on CodeCanyon