Tronditet sërish kryeqyteti. Një i ri u ekzekutua me armë zjarri për hakmarrje në një rrugicë pranë banesës në zonën e Kinostudios. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, pranë një karburanti dhe një picerie. Viktima është Mario Majollari 28 ?vjeç, banues në Kinostudio. Vrasja ka ndodhur rreth 300 metra nga Komisariati i Policisë Rrugore. Burime për Report Tv pohojnë se viktima ishte duke shkuar në banesë në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga makinë në lëvizje. Gazetari i Report Tv Dricim Caka raporton se autori e ka qëlluar tre herë me silenciator duke e lënë të vdekur në vend.

Fqinjët dhe të afërmit kanë lajmëruar policinë, e cila ka pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes është vendosur në ndjekje të një makine, e cila është larguar në drejtim të Tufinës, ku dyshohet se janë fshehur autorët. Ndërkohë që janë marrë në pyetje dhe shoqëruar 5 dëshmitarë që ndodheshin në zonë për të identifikuar autorët, zona ku ndodhi vrasja nuk ka kamera sigurie, pasi është errësirë totale.

Autorët janë kujdesur që të mos lenë gjurmë duke zgjedhur një rrugicë në errësirë për t?i bërë pritë duke e vrarë të riun. Zyrtarisht ende nuk dihen motivet, por duket se vrasja e të riut ka lidhje me hakmarrjen, pasi babai i tij është dënuar me burg përjetë. Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për dy vrasje në vitin 2010, ndërsa përpos tij për të njëjtin krim është dënuar edhe nipi i tij me 10 vite. Pistën e hakmarrjes e përforcon edhe fakti që viktima nuk ka precedent penal.

Ai kishte përfunduar studimet për turizëm në Durrës, ndërsa në 2015 kishte kërkuar azil në Suedi nga frika e hakmarrjes, por kërkesa i ishte refuzuar. Pak kohë më parë ai ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa mbrëmjen e sotme u ekzekutua. Vrasja e sotme në kryeqytet është e radhës e një serie ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur. Kujtojmë që pak kohë më parë u vra në Bllok biznesmeni Memli Begalla.