Surprise Me!

Vrasja në Kinostudio, fqinjët me lot në sy: Mario ishte djalë i mirë, dëgjuam 4 krisma

2018-05-14 0 Dailymotion

Fqinjët e 28-vjeçarit të ekzekutuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar. Ata shprehen me lot në sy se Marjo Majollari ishte një djalë i mbarë dhe punëtor, ndërsa tregojnë momentin e tmerrit kur i riu është qëlluar me katër plumba pranë banesës së tij në Kinostudio.

?Unë isha në shtëpi, dëgjova katër krisma, por mendova se ishin fishekzjarre. Kur më tha djali ?o nënë qenka mbushur dritarja plot policë?. Kur dal, mendova se i kanë vjedhur makinën djalit, por më thanë se ishte vrarë Marjo. Jemi shumë të shqetësuar, ka qenë fëmijë i mbarë, punëtor", shprehet fqinja me lot në sy.

Po konflikte që ka pasur babai i tij?
Jo nuk e njihja babanë e tij, nuk e di. Unë e njihja se goca ime ka pasur tezen e kësaj shoqe.

Fqinji 2: Ka qenë njeri i respektueshëm dhe kalamajtë i donte shumë.

I dëgjuat të shtënat?
Jo, s?i kam dëgjuar fare.

Kishte probleme?
Asnjë, me asnjë lloj njeriu.

Buy Now on CodeCanyon