Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vjedhja e objekteve të kultit pas festave fetare është kthyer në fenomen në qytetin e Korçës, krahas banesave dhe bizneseve ku në harkun e një muaji janë regjistruar disa dhjetra raste.

Vetem pak ditë pas festimeve të Pashkës, Kisha e Shën Sotirit ka rënë pre e hajdutëve. Persona ende të paidentifikuar, kanë thyer paraklisin e kishës ku besimtarë dhe qytetarë hedhin të holla si pjese e ritualeve fetare.

Burime i thanë Ora News se autorët dyshohet te jenë një grup i njohur për Policinë e Korçës, që shpesh ka qenë në qendër të vemendjes për mbishkrime terroriste në qytetin juglindor.

Mesohet se në arkë ka patur rreth 20 mijë lek të reja të cilat janë marrë nga hajdutët.

Nga ana tjetër qytetarët korçarë e dënojnë këtë akt duke thënë se është një veprim tepër i ulët që i bëhet objekteve të kultit.

Qytetare: "Asgjë nuk duhet vjedhur, sidomos kjo që është diçka e shenjtë. Njeriu e 'heq nga goja' dhe e hedh atje."

Policia e Korçës tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së kishës, por këto ngjarje të përsëritura shpesh herë kanë mbetur pa autorë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kush-jane-autoret-qe-vjedhin-arkat-e-kishave