Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtari Besim Trezhnjeva foli për median pas seancës së zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ai ka thënë se ka punuar për vite me radhë dhe ka pasuri të ligjshme por llogaritja e saj dhe verifikimi nuk është bërë i saktë.

"Bashkë me bashkëshorten kam 75 vite punë, me vajzën dhe ajo që dëgjuat është pasuria ime. Nuk janë ta ardhurat kryesore nga bashkëshortja. Është periudha që nuk është llogaritur. Nga '81-'94 nuk është llogaritur asnjë e ardhur e imja. Çfarë fshehje pasuri? Nuk është fshehje pasurie."

Sipas KPK pasuria e gjyqtarit perbehet

Apartament banimi ne Tirane 96 m2, apartament i pershtatur per aktivitet tregtar me siperfaqe 65 m2 po në Tirane pa deklaruar burim te ardhurash
Apartament 143 m2
Apartament banimi ne Durrës me sip 98 m2
Kredi e marre prej 50 mije euro per blerje shtepie
Toke me siperfaqe 1920 m2 ne Baldushk, Tirane
Autoveture Mercedez Benz blere ne 2014 me vlere 16 mije euro.

Sot në seancë dëgjimore Gjyqtari Besim Trezhnjeva u mbrojt nga avokati Fatmir Brraka ndërsa trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjyqtari-besim-trezhnjeva-ajo-qe-degjuat-ishte-pasuria-ime