Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
ashmë kyeqytetit po i shtohet edhe një zonë e gjelbëruar.

Hapësira jugore e Liqenit Artificial të Tiranës që dikur ishte një vend grumbullimi e mbetjesh, është pyllëzuar e gjelbëruar plotësisht duke iu bashkuar Parkut të Madh. Shumë shpejt kjo zonë do të aksesohet edhe nga qytetarët e apasionuar pas vrapit dhe pedalimit.

Sot shoqëria e parë financiare e zhvillimit në Shqipëri dhuroi 100 pemëve të reja, ku gjatë procesit të mbjelljes së tyre ishte prezent edhe vetë kryebashkiaku, Erion Veliaj.

?Jemi duke qëndisur gjysmën jugore të liqenit të Tiranës. E kemi pastruar nga zaptimet dhe 'toka e xanun' dhe gjithë konceptet që kanë ndërprerë zhvillimin e kësaj pjesë jugore. Për të gjithë qytetarët që kalojnë në këtë investim të ri, që është ende kantier, është e pabesueshme se sa i madh qenka realisht Liqeni dhe besoj se është detyrim i gjeneratës sonë të lerë një ?pajë? për gjeneratën tjetër.?

Por ndërkohë Bashkia e Tiranës po punon edhe për ndërtimin e një parku tjetër, atë të Liqenit të Farkës, ku po punohet në dy drejtime, mbjellje pemësh por edhe infrastrukturë.

?Me pemët që FAF-i ka dhuruar sot, po vijojmë ?qëndismën? duke filluar nga diga deri tek ekstremi tjetër i liqenit. Besoj se kjo do të jetë vera e parë ku qytetarët do e shijojnë në tërësinë e vet liqenin e Tiranës. Ndërkohë, po përgatisim parkun e dytë, atë të Liqenit të Farkës."

Veliaj apelo edhe njëherë qytetarët që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të mbjellë pemën e tyre dhe për të kontribuuar për gjelbërimin e kryeqyteti, deri në datën 22 prill, në Ditën e Tokës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tiranes-i-shtohet-zona-e-gjelberuar-pyllezohet-hapesira-jugore-e-liqenit-artificial