Një makine i është vënë flaka në lagjen 15 tetori të Fierit. Sipas policisë rreth orë 11:45 minuta një person ende i pa identifikuar ka qëlluar armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. Boricci, në lagjen 8 shkurti të Fierit.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer vetëm xhamat e lokalit. Makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur në flakë në lagjen "15 Tetori" të Fierit.

Ndërkohë brenda makinës së shkrumbuar është gjetur edhe arma tip kallashnikov me silenciator me të cilën është shtënë në drejtim të lokalit të shtetasi A. Borici.

Makina është me targa greke YNK 1329, ende nuk ka të dhëna se kujt i përket ky automjet, ndërsa grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po bën verifikimet për të zbuluar shkakun se për çfarë është qëlluar drejt këtij lokali.