Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim për Pavarësinë e Kosovës. Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka vizituar Serbinë ku ka thënë se Greqia ka bërë marrëveshje për hapjen e një zyre tregtare të Kosovës në Athinë, por kjo nuk ka të bëjë me ndryshim qëndrimesh.

"Marrëveshjet duhen zbatuar, jo vetëm në mënyrë të njëanshme, por në tërësi dhe këtë të gjithë duhet ta kenë parasysh. Zyra tregtare e Kosovës nuk do të jetë përfaqësi diplomatike".

Kotzias ka thënë se me Maqedoninë është bërë progres mjaft i madh në gjetjen e zgjidhjes. Homologu i tij serb tha se për Kosovën nuk ka ndryshime, por Serbia mund të ofrojë takime Shkup-Athinë.

"Jugosllavia e atëhershme ka krijuar marrëdhënie me Maqedoninë pasi ajo ka qenë ish-republikë jugosllave siç e thotë edhe emri. Mendoj se nuk ka qenë një vendim i menduar mirë. Sjellja e Shkupit ndaj interesave tona nuk ka qenë e duhur. Ne jemi për zgjidhje dhe ajo që mund të bëjmë është të ofrojmë takime edhe tek ne".

Kryediplomati grek në takim me presidentin, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Bashkimi Evropian është garanci për rajonin dhe kësaj pjese i nevojitet bashkëpunim.